Në Klinikën e Fiziatrisë me Rehabilitim Fizikal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjendja infrastrukturore lë shumë për të dëshiruar.
Përveç problemeve infrastrukturore pacientët tregojnë se gjatë temperaturave të larta detyrohen të improvizojnë roletat me batanije ndërsa kondicionerin e vendosur nuk mund ta shfrytëzojnë.
Mure e dysheme e dëmtuar, shtretër të shqyer janë vetëm disa nga pamjet e kësaj klinike të fotografuara nga një qytetar.
“Klima është e vendosur por nuk mundemi me lëshu se është përballë pacientit edhe po thotë që po i pengon. Kemi vendos qebe për me parandalu pak diellin se nxeht”, dëgjohet duke thënë njëra paciente e shtrirë në njërën nga dhomat e Klinikës së Fiziatrisë.
Gjendje më e rëndë është në objektin e sallave për terapi fizikale. Shtretërit në të cilën bëhen terapit janë të shqyer dhe të vjetëruar.
Klinikat në QKUK që nga pas lufta nuk janë renovuar dhe gjendja infrastrukturore në shumicën e klinikave është e rënduar.
Tash e disa ditë Gazeta ka kërkuar leje nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për xhirim në hapësirat e kësaj klinike si dhe ka kërkuar sqarim pse nuk është renovuar kjo klinik mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigjet. /Gazeta Shneta/
Më poshtë mund t’i shihni fotografit nga Fiziatria: