Dispezi, të vjellura dhe sigurisht rraskapitje janë të gjitha simptoma të zakonshme të shtatzanisë, por a e dini se foshnja mund të ndikojë edhe në shikimin tuaj?
Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Shoqata Amerikane Optomerike zbuloi se një në gjashtë nëna që prisnin kanë përjetuar ndryshime në vizion gjatë shtatzanisë. Sondazhi zbuloi se dy nga pesë nëna nuk ishin as në dijeni se ndryshimet në vizion ishin të mundshme, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshimet e vizionit gjatë shtatzanisë mund të përfshijnë sy të thatë, dhimbje koke, vizion të paqartë dhe ndjeshmëri. Këto simptoma shkaktohen nga çekuilibri hormonal.
Këto ndryshime zakonisht kthehen mbrapa pas lindjes, por si çdo simptomë tjetër që gratë përjetojnë gjatë shtatzanisë është e rëndësishme t’i raportoni te mjeku juaj. Kontrollimi i të gjitha simptomave të pazakonta mund të ndihmojnë që të keni një shtatzani të shëndetshme nga fillimi deri në fund./GazetaShneta/