Një në pesë të sapolindur janë në rrezik të komplikimeve të lidhura me urinë nëse ushqehen me gji ekskluzivisht që nga lindja.
Kur Christie del Castillo-Hegyi lindi fëmijën e saj më të madh, gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Në një letër të hapur ajo kujton se si, “(Ai) lindi 3.7 kilogram pas një shtatzënie të shëndetshme dhe lindjes normale vaginale. Ai u vendos direkt në gjoks dhe u ushqye menjëherë. Ai u ushqye me kërkesë për 20-30 minuta çdo 3 orë. Ai prodhoi numrin e pritshëm të pelenave të lagura dhe të pista.”
Pavarësisht që foshnja dyshohej se mund të ketë verdhëz dhe që ka rënë 5 për qind në peshë trupore që nga lindja, Christie u lirua nga spitali pas 48 orësh. Konsulenti i saj i laktacionit e këshilloi atë vetëm se si të ushqente me gji, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ky mendim nënkuptonte se qumështi i gjirit të nënës gjithmonë do të jetë i mjaftueshëm për të furnizuar një fëmijë me ushqimin që u nevojitet.
Ajo i ndoqi këto udhëzime me përpikmëri, duke e ushqyer atë gjatë natës. Kur u përpoq ta largonte nga gjiri, ai do të qante dhe do të kthehej sërish – duke refuzuar të flejë. Të nesërmen në mëngjes, ai ndaloi së qari dhe ishte krejtësisht i qetë.
Ata e çuan foshnjen tek pediatri në fund të ditës, ku ai kishte pasur një humbje të paprecendent prej 15% të peshës së tij trupore.
Ishte ky moment që Christie morri vesh se katër ditët e torturës që djali i saj kishte kaluar. Ai kishte kaluar nëpër aktin e “ngushtë të vazhdueshëm” të ushqyerit, por stomaku i tij vazhdonte të qëndronte i uritur.
Ata menjëherë ia rekomanduan gruas të ushqyerit me shishe dhe ai më në fund filloi të flinte, por tri orë më vonë u gjet pa vetëdije dhe e çuan për në spital.
Fëmija i saj ishte i diagnostifikuar me autizëm, ngjashëm si edhe fëmija i parë dhe ajo mendon se mund të ketë një lidhje ndërmjet autizmit dhe gjidhënies.
Përmes këtij artikulli, Christie po mundohet të ngris vetëdijen dhe po tregon se gjidhënia është një proces shumë i rëndësishëm, andaj po rekomandon të jeni në kontakt të vazhdueshëm me pediatrin tuaj. Ajo gjithashtu po uron që askujt të mos i ndodh një gjë e tillë më./Gazeta Shneta/