Fëmijët, nënat e të cilëve janë tej mase mbrojtëse ndaj tyre, kanë më shumë mundësi të kenë çrregullime të ankthit, bazuar në një studim.
“Ec ngadalë”, “kujdes” , “je mirë”, “pse nuk ha”, “mos dil luaj jashtë”, janë disa nga frazat që thuhen më shpesh nga nënat që duan të kenë nën kontroll çdo veprim të fëmijëve.
Objektivi i tyre kryesor është të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.
Këto janë të gatshme të shmangin çdo vështirësi mjafton që fëmijët të jenë ashtu si duan ato. Por ato nuk e kuptojnë se pasojat nga pikëpamja psikologjike mund të jenë shkatërruese. Një fëmijë i cili është i ndaluar të bëjë diçka, nuk i përjeton siç duhet të gjitha momentet e bukura dhe më pak të bukura që i sjell jeta.
Një nënë tepër mbrojtëse krijon tek fëmija iluzionin se bota është e mbushur plot me rreziqe dhe që ata nuk janë në gjendje t’i përballojnë ato. Rezultati i këtij edukimi është që rriten fëmijë plot frikë, shpesh të pasigurt dhe me sulme paniku. Nënat që kanë ndenjën e mbrojtjes së theksuar tek fëmijët çdo lëvizje të tyre e përjetojnë si një traumë./pernenat.al/