Pacientët e moshuar mbeten më të rrezikuar, por spitalet po goditen gjithnjë e më shumë me raste me pacientët e rinj.
Adoleshentët dhe të rriturit në New York City janë duke u shtruar në spital me infeksione Covid-19 me ritme befasuese të larta, thanë mjekët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor që i trajtojnë ata shkruan Bloomberg.
Në këto raste mjekët mundohen dhe ti minimizojnë supozimet e mëparshme se kush është më në rrezik nga koronavirusi i ri transmeton Gazeta Shneta.
Nju Jorku ka konfirmuar më shumë raste se kudo tjetër në SHBA, dhe rreth 1 në 5 shtrime në spital po ndodhin tek njerëzit nën moshën 44 vjeçe, sipas të dhënave të lëshuara nga departamenti i shëndetit të qytetit.
Në nivel global, raste të moderuara deri në të rënda kanë ndodhur në 10% në 15% të të rriturve nën moshën 50 vjeçe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. /Gazeta Shneta/