Studime të kohëve të fundit konfirmojnë dobinë e disa mikrobeve për ekuilibrin e lëkurës së të vegjëlve.
Jeni mësuar (me të drejtë) ta mendoni pastërtinë si diçka themelore, por mesa duket edhe mikrobet janë të dobishme, veçanërisht për fëmijët.
Konfirmimi vjen nga studimet e kohëve të fundit të raportuara në revistën “Shkenca e aplikuar e kozmetikës dhe tualetit”, i cili thotë se “edhe të vegjlit janë të mbuluar nga një shtresë mikrobesh në formim dhe shumë të dobishme, por që prindërit, mamitë dhe infermierët mund t’i modifikojnë”.
Në thelb, në lëkurën e fëmijëve formohen “mikrobioma” që çojnë në prodhimin e acidit laktik dhe shtresës mbrojtëse, dhe se përdorimi i disa produkteve do ta vinte në rrezik.
Produktet që përmbajnë substanca polimerike apo silikoni, detergjente agresivë, zbutës dhe hidratues , me pak fjalë të gjithë elementet që kanë të ngjarë të ndërhyjnë në ekuilibrin mikrobial, si pasojë ndërhyjnë edhe në ekuilibrin e lëkurës.
Këshilla? Përdorni pastrues të butë dhe mos e fërkoni shumë lëkurën e bebeve kur e pastroni. /bebja.com