Pesë mjek të tjerë italianë kanë vdekur nga koronavirusi, duke u zbuluar se 2.629 punonjës të shëndetit janë të infektuar.
Fillimisht tri vdekje u emëruan në Itali, Luigi Ablondi, ish menaxher i përgjithshëm i spitalit Crema, Giuseppe Finzi, mjek spitali në Kremona dhe një mjek tjetër i përgjithshëm në Bergamo i quajtur Antonino Buttafuoco, transmeton Gazeta Shneta.
Pastaj, më vonë sot u shfaq se dy punonjës të tjerë mjekësor kishin ndërruar jetë nga virusi, tha Federata Kombëtare Italiane e reparteve të mjekëve.
Më shumë se 2.600 punëtor mjekësor janë infektuar nga koronavirusi në Itali – 8.3 përqind e rasteve të përgjithshme të vendit, dhe kjo u shfaq mbrëmë pasi qeveria zgjati masat e bllokimit deri në fillim të prillit.
Ka pasur shqetësime në rritje për sigurinë e stafit mjekësor të linjës së përparme që vijnë në kontakt të rregulltë me pacientët e infektuar.
Dr. Buttafuoco, i cili rezultoi pozitiv për virusin nuk ishte në gjendje të kapërcejë simptomat e sëmundjes dhe ndërroi jetë dje në moshën 66 vjeçare.
Dr. Giuseppe Finzi, 62 vjeç, punonte në Spitalin Universitar të Parmës dhe më parë kishte kandiduar për kryetar të bashkisë së Soragna.
Dr. Luigi Ablondi, vdiq në spitalin Kremasco, të cilin e kishte drejtuar për 11 vjet të hënën në moshën 66 vjeçare.
Gjithashtu u njoftua se pneumologu në spitalin Sant’Anna në Como, Giuseppe Lanati dhe mjeku i përgjithshëm Luigi Frusciante i cili ishte një mjek në Sagnino, kishin vdekur të dielën.
Të dy Lanati, 73 vjeç dhe Frusciante, 71 vjeç kishin dalë në pension por kishin vendosur të ndihmojnë komunitetin e tyre gjatë krizës së koronavirusit, i cili kishte goditur Italinë më shumë se çdo vend tjetër jashtë Kinës.
Shifrat e fundit mbi punonjësit e infektuar shëndetësor u publikuan nga një fondacion shëndetësor i cili tha se numri i madh i mjekëve të infektuar treguan se procedurat dhe pajisjet mbrojtëse për mjekët ishin ende të papërshtatshme.
Sipas shifrave, të cilat nxirren nga të dhënat zyrtare, numri i mjekëve të infektuar është rritur për më shumë se 1.500 vetëm në tetë ditët e fundit. /GazetaShneta/