Pirja e duhanit është një zakon i keq dhe jo i shëndetshëm, por pirja e duhanit gjatë shtatzënisë shkakton dëme edhe më shumë.
Shëndeti i juaj dhe ai i fëmijës suaj duhet të jetë prioritet. Pse? Arsyeja është e thjeshtë; nikotina, monoksidi i karbonit dhe helmet e tjera që thithni nga një cigare, mbahen nëpër qarkullimin e gjakut dhe shkojnë drejtpërdrejt tek fëmija juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Le të hedhim një vështrim në efektet më të zakonshme që pirja e duhanit ka në shtatzëninë tuaj:
– Rrit ritmin e rrahjeve të zemrës tek foshnja
– Zvogëlon sasinë e oksigjenit në dispozicion të fëmijës suaj
– Ngrit rrezikun e Sindromit të Vdekjes së Papritur të Foshnjës
– Rrit rrezikun për defektet e lindjes
– Rrit shanset për lindje të gjata dhe abort
– Ngre rrezikun që foshnja të lindë para kohe dhe / ose të lindë me peshë të ulët lindjeje
– Rrit rrezikun e problemeve të frymëmarrjes
Në të vërtetë, sa më shumë që të konsumoni duhan gjatë ditës, aq më i madh është shansi i fëmijës për të zhvilluar këto dhe probleme të tjera shëndetësore.
Kur është fjala për pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, nuk ka “nivel të sigurt” të konsumit të tij./Gazeta Shneta/