Varianti britanik apo B.1.1.7, i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe, aktualisht është lloji më dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe nga llojet tjera, ky variant është më ngjitës dhe target grupi janë të rinjët shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Varianti B.1.1.7 ka mutacione që e lejojnë atë të lidhet më shumë me qelizat”, tha Dr.Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë dhe kirurgjisë në Universitetin George Washington.
“Ajo që po shohim në një mori vendesh, tani shumë të rinjë janë të hospitalizuar.Ndërsa, më parë ishin kryesisht të moshuarit”, tha Reiner.
Sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 78 përqind e njerëzve 65-vjeçar e tutje kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti covid dhe 60 përqind janë vaksinuar plotësisht.
“Personat e pavaksinuar janë ata që po infektohen”
Në muajin mars, New Jersey raportoi për një rritje prej 31 përqind të pacienteve të hospitalizuar, mes tyre të rinjë të moshës 20 deri në 29-vjeçare.
Poashtu edhe grupmosha 40 dhe 49-vjeçare përbënin 48 përqind të pacientëve të hospitalizuar.
Së fundmi, Ranney, mjeke e përgjithshëm, ka thënë se në spital rregullisht trajtohen pacientë të rinjë, si pasojë e infektimit me variantin britanik, variant ky më dominues në ShBA./GazetaShneta/