Gati gjysma e meshkujve nuk kërkojnë ndihmë mjekësore edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që partneret e tyre nuk kanë arritur të mbesin shtatzënë, ka zbuluar një studim i publikuar tek revista “Human Reproduction” .
Në këtë rast ata priren që të fajësojnë partneret se nuk po mbesin shtatzënë, pasi “është problemi i saj”. Por jo: Infertiliteti prek si femrat ashtu edhe meshkujt njësoj, sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese.
Burrat që kanë probleme me infertilitetin nuk janë më pak meshkuj se të tjerët, siç mund të mendojnë disa, të cilët refuzojnë të bëjnë një vizitë tek mjeku për të ditur nëse ky problem ekziston vetëm për shkak të mentalitetit.
Por, duhet të dini që moskryerja e kësaj vizite mund të ketë pasoja më të rënda se thjesht shtyrja e të bërit prind. Në raste më të rralla, infertiliteti tek meshkujt mund të paralajmërojë për një gjendje më serioze, si është kanceri i testikujve, që mund të ulë sasinë e spermës.
Në këtë rast, një diagnozë e hershme mund t’ju ndihmojë të merrni trajtim para se kanceri të fillojë të përhapet. Mos u frikësoni, pasi ky problem mund të rregullohet me anë të një operacioni.
Ekspertët rekomandojnë që të kryeni një vizitë tek një urolog nëse keni kryer marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse për më shumë se 1 vit dhe partnerja juaj nuk ka mbetur shtatzënë akoma. /shëndeti.com