Shumë nga rastet e infektimit me covid-19 janë përhapur nga njerëzit që kanë qenë asimptomatikë, tregojnë të dhënat e fundit nga CDC-ja.
Në lidhje me këtë konfirmim, CDC-ja ka bërë të ditur edhe më shumë rëndësinë e mbajtjes së maskave shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“CDC dhe të tjerët vlerësojnë se më shumë se 50% e të gjitha infeksioneve transmetohen nga njerëzit që nuk shfaqin simptoma”, thotë agjencia.
Sipas CDC-së, 24% e njerëzve që transmetojnë virusin tek të tjerët nuk zhvillojnë simptoma dhe 35% të tjerë ishin parasimptomatikë, kurse 41% kishin simptoma të covid-19.
Rikujtojmë se virusi mund të transmetohet nga ekspozimi i pikave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar, andaj rëndësia e mbajtjes së maskës është e madhe./GazetaShneta/