Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media të mbajtur sot shprehi dhimbjen e tij për humbjen e jetës së 26-vjeçarit, A. M. në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
I pyetur nëse ka menduar dorëheqjen e tij pas këtij rasti, ministri deklaroi se si person do ta bënte një gjë të tillë qysh dje.
“Si Arben Vitia qysh mbrëmë kam menduar për dorëheqjen, edhe në momentin që po flas po mendoj një gjë të tillë. Si ministër, kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”, u shpreh Vitia.
Ndryshe, 26-vjeçari i vetëvrarë dje ishte student masteri në Gjermani dhe vinte nga Komuna e Gjilanit. /Gazeta Shneta/