Disa nga të vegjëlit bëjnë pushim nga ushqyerja me gji në mënyrë vullnetare.
Por, nëse po planifikoni një shtatzani të dytë ose tashmë jeni shtatzënë ndoshta është koha e duhur që të ndaloni ushyerjen me gji për atë që e keni në jetë, transmeton Gazeta Shneta.
A jeni të gatshëm që vogëlushi juaj të ndalojë ushqyerjen me gji?
Për sa kohë që është e rehatshme për të dy. Por, në një moment ju nuk do të mund ta bëni këtë.
Bisedoni me vogëlushin tuaj për mënjanimin e gjirit
Edhe nëse fëmija juaj mezi flet, ai është në gjendje të kuptoj dhe t’i përgjigjet asaj që thoni. Flisni gjuhën e tij. Renditni gjëra që mund të bëni gjatë kohës që duhej ta ushqeni me gji, për shembull, leximi i librave, të shikoni filma etj.
Disa këshilla
Zgjidhni kohën e duhur – është më mirë të mos filloni procesin e ndërprerjes së gjidhënies derisa vogëlushi juaj të jetë në një pozitë të mirë.
Bëjeni rrallë – butësisht dhe gradualisht rrallojeni kohën kur e ushqeni me gji të vogëlin tuaj.
Mbajeni dramën në minimum – ankthi dhe sjelljet e tjera mund të jenë një shenjë që duhen të shamngen. Nëse vogëlushi juaj fillon të veprojë ndryshe ngadalësoni gjërat.
Planifikoni shpërqendrimet – shmangia e vëmendjes mund të jetë miku juaj më i mirë kur provoni të largoni të voglin tuaj nga ushqyerja me gji. Ushqimet e ngurta janë të rëndësishme dhe deri në këtë kohë vogëlushi juaj duhet të shijojë një gamë të gjerë të tyre./GazetaShneta/