Si duhet të kujdeseni për lëkurën e të porsalindurit?

2017-04-27 në ora 15:56

Ndërsa lëkura e një të porsalinduri përshtatet nga barku në botën e jashtme, mund të mos jetë aq e butë sa e prisni.

Pas lindjes, lëkura e foshnjës mund të shfaqet e fryrë, e rrudhur ose e mbuluar me fluid amniotik, një pengesë natyrale mbrojtëse që parandalon lëkurën e thatë dhe mund të ketë efekt antibakterial. Ndërsa lëkura e foshnjës suaj është ende në zhvillim mund të jetë e ndjeshme ndaj acarimit, shkruan Gazeta Shneta.

Është shumë e zakonshme që lëkura e porsalindur të bëhet e ndjeshme ndaj skuqjeve dhe irritimeve të tilla si ekzema, aknet neonatale, skuqjet si shkak i pelenave, apo edhe nga temperatura. Për fat të mirë, shumica e këtyre kushteve janë relativisht të padëmshme dhe do të zgjidhen në vete pas një kohe të shkurtër.

Ndërsa fëmija juaj është shumë i ri, çelësi është që produktet të minimizohen dhe të mos pastrohet shumë shpesh lëkura delikate e fëmijës.

Një dush i vakët dy ose tri herë në javë është i mjaftueshëm për ta mbajtur atë të pastër.

Ne kemi përgaditur një udhëzues për disa nga ndryshimet më të zakonshme të lëkurës që fëmija juaj mund të përjetojë në javët e para të jetës.

EKZEMA

Çfarë është ajo?

Lëkura e njerëzve me këtë gjendje, e njohur edhe si dermatit atopik, nuk mban lagështi. Sipas përvojës në përmasa universale, ajo është më e zakonshme tek fëmijët nën moshën dy vjeç.

Profesori Asociues Gayle Fischer nga Kolegji Australian i Dermatologëve thotë se skuqja përgjithësisht shfaqet në fytyrë dhe mund të përhapet në krahë dhe në këmbë. Nëse nuk trajtohet, mund të jetë shumë e pakëndshme dhe të kthehet në plagë.

Çka e shkakton?

Megjithëse shkaqet e ekzemës nuk kuptohen plotësisht, ne dimë se faktorët gjenetikë mund të rrisin mundësinë e kësaj sëmundje dermatike.

Trajtimi:

“Nëse përdoren siç duhet, kortikosteroidet e ditës janë shumë të sigurta për t’u përdorur”, thotë Gayle. Veshja e rrobave të pambukut, mbajtja e saj në temperatura të ftohta, shmangia e ambienteve me rërë dhe qilimi me fibra do të ndihmojë rimëkëmbjen e fëmijës. Gayle gjithashtu sugjeron përdorimin e produkteve të thjeshta në fëmijën tuaj që nuk do të ndryshojnë nivelin e saj natyral të pH.

 

AKNET NEONATALE

Çka janë ato?

Rreth një në pesë të sapolindur zhvillojnë aknet neonatale në tre muajt e parë të jetës. Ajo merr formën e gungave të vogla të kuqe dhe puçrrave, zakonisht në faqet dhe ballin e një fëmije.

Çka i shkaktojnë?

Për fat të keq, nuk ka informacion definitiv përreth shkaktimit të tyre.

Trajtimi:

Aknet neonatale largohen pa asnjë trajtim. Në ndërkohë, ju mund të lani fytyrën e fëmijës tuaj çdo ditë me sapun të butë hidratues. Mos përdorni produkte për puçrra fytyre,si  kremrat, pasi që dihet se lëkura e tyre është e ndjeshme dhe, çfarëdo që bëni, shmangni dëshirën e madhe për ndrydhjen e puçrrave!

 

SKUQJA NGA PELENAT

Çfarë është ajo?

Sipas mamisë Megan Baker, skuqja nga pelenat është një gjendje ku prapanica e fëmijës bëhet e kuqe, e ndezur, që pothuajse të gjitha foshnjat do ta tejkalojnë

Çka e shkakton?

“Skuqja e lëkurës është shkaktuar nga kontakti i urinës dhe fekaleve në lëkurën e foshnjës”, thotë Megan. Kjo mund të shmanget duke ndërruar shpesh pelenat dhe duke larë fundin e tyre tërësisht nëse kanë diarre.

Trajtimi:

Ajri i freskët mund t’i bëjë mirë . “Caktojeni kohën çdo ditë, që fëmija juaj të qëndroj pa pelenë, për të ajrosur zonën e infektuar para se të aplikoni ndonjë krem parandalues. Vizitoni mjekun tuaj para se të përdorni preparate steroide.

 

DERMATITI SEBOROIK

Çfarë është ajo?

Dermatiti heboroik duket si njollë e yndyrshme, me luspa të verdha në kokën e një fëmije që mund të bëhet e thatë dhe e ndyrë gjatë kohës.

Çka e shkakton?

Bebet lindin me gjëndra dhjamore aktive që zhvillohen nga tremujori i dytë i shtatzënisë dhe, ai i tretë, duke prodhuar lëng amniotik për t’i mbuluar dhe mbrojtur ato nga bakteret në mitër. Në të sapolindur, ajo rritet dhe ngurtësohet për të krijuar lëkurë të çrregullt në kokën e fëmijës. Nuk shkaktohet nga higjiena e dobët.

Trajtimi:

Trajtohet lehtësisht me mjetet shtëpiake, shpjegon Megan. “Vaj ulliri duhet fërkuar në kokë dhe duhet të lënë gjatë natës.” thotë ajo. Pas tre muajsh, gjëndrat dhjamore në kokën e foshnjës tuaj do të bëhen joaktive dhe do të qëndrojnë deri në pubertet, kështu që nuk keni më probleme me këtë lloj sëmundje.

 

MILIA

Çka janë ato?

Rreth 40 deri 50 për qind e foshnjave kanë milia, të njohur edhe si spote qumështi. Kistat e vogla të padëmshme zakonisht shfaqen si gunga të bardha në hundë, fytyrë, gojë dhe në ballë. Në pjesën më të madhe të tyre, ato janë deri në 1-2 milimetra të gjera.

Çfarë i shkakton ato?

Milia janë bërë nga një proteinë që vepron në lëkurën tuaj, të quajtur keratin. Ato mendohet të shkaktohen sepse gjëndrat e djersës në të sapolindurit ende nuk janë zhvilluar mjaftueshëm për të larguar keratinin në lëkurë.

Trajtimi:

Milia nuk do të dëmtojë ose irritojë fëmijën tuaj dhe zakonisht pastrohet vetë brenda pak javëve pas lindjes, pa nevojë për trajtim./Gazeta Shneta/