Si duhet të silleni kur fëmija juaj është agresiv?

2017-03-29 në ora 09:29

Në momentin që flasim për sjellje agresive nga ana e fëmijës, i referohemi një gjendje të veçantë e cila karakterizohet nga një sërë veprimesh që mund të jenë të dëmshme për të tjerët por edhe për vetë fëmijën dhe ambientin që e rrethon.

Sjellje të tilla shqetësojnë prindërit të cilët mundohen të kuptojnë se cila është sjellja që ata duhet të bëjnë në drejtim të tij.

Fëmija im është agresiv, si duhet të veproj?

Ju duhet të dini se zakonisht pas një sjellje të tillë fshihet një dëshirë e fëmijës për t’u dëgjuar dhe për të pasur vëmendjen e prindërve, apo personave që ata duan. Agresiviteti është një sjellje që fëmija përdor për të komunikuar, por edhe një sjellje që karakterizon proçesin e rritjes e cila ndryshon duke ju përshtatur fazave të zhvillimit të fëmijës, dhe për këtë arsye duhet të vlerësohet në bazë të moshës që ai ka.

Kur fëmija është 1 vjeç: në këtë fazë agresiviteti karakterizohet nga të qarat, të bërtiturat apo nga hedhja e objekteve. Kjo mënyrë të sjelluri është një mënyrë specifike të vepruari ndaj frustrimeve që ai mund të ndiejë por edhe ndaj tendencës që ai ka për të eksploruar.

Kur fëmija është 2-3 vjeç: në këtë moshë fëmija mëson të thotë “jo”, fjalë e cila përdoret për të shprehur ato çarë ai dëshiron. Në këtë fazë veprimet agresive apo krizat e inatit mund të shihen si një tentativë për të vlerësuar efektin që kjo sjellje ka tek personat dhe ambienti që e rrethon.

Si duhet të veprojmë?

Në momentin që fëmija fillon të sillet në mënyrë të papranueshme, pra i kalon kufijtë, ju duhet të ndërhyni duke u sjellë në formë të prerë. Krahas kësaj sjellje autoritare, ju duhet të përpiqeni të kuptoni se cfarë e ka shkaktuar atë inat tek fëmija, kjo pasi ai mund të ndjehet keq për diçka dhe duke qënë se nuk di si ta shprehë me fjalë, e shpreh me sjellje agresive. Nga ana tjetër duhet të keni parasysh se një sjellje agresive e fëmijës mund të jetë një përgjigje e tij ndaj një sjellje agresive të prindërve.