Ekziston mundësia e një fatkeqësie të tillë, andaj për mos t’i lënë asgjë fatit në dorë, ne jemi bazuar në një studim i cili tregon se çfarë duhet bërë në rast se njëra nga foshnjet vdes gjatë shtatzënisë.
Nëse shkaktohet vdekja e ndonjërës nga foshnjat gjatë shtatzanisë së hershme, kjo nuk paraqet kurrfarë problemi, sepse foshnja tjetër zhvillohet normalisht ndërsa fetusi i parë i parealizuar resorbohet, transmeton Gazeta Shneta.
Por, nëse shkaktohet vdekja e njërës nga foshnjat më vonë gjatë shtatzanisë, gjatë tremujorit të dytë apo të tretë, kjo mund të paraqet rrezik potencial për shtatzaninë, sepse mund të zhvillohen infeksione dhe mund të fillojë lindja e parakohshme.
Nëse ndodh diçka e tillë, mjeku do të ju këshillojë se si të silleni dhe sigurisht për një kohë do të shtriheni në spital, ashtu që të përcjellet rrjedhja e situatës dhe reagimi nëse vije deri tek komplikimet e tjera./Gazeta Shneta/