Të gjithë prindërit marrin këshilla të ndryshme nga shoqëria se si të nxjerrin më të mirën nga fëmijët e tyre.
“Sa strik duhet të jem? A duhet të jem mik apo udhërrëfyes? Sa liri duhet t’i ofrojë?”
Por, sipas disa profesorëve të lëndës së psikologjisë, në Universitetin Temple, kultura e prindërve aktual, ka mundësi se nuk po i ofron bazën më të mirë që i duhet fëmijut, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne po i trajnojmë fëmijët të bëjn atë që bëjn kompjuterët, dhe fatkeqësisht, kompjuterët gjithmonë do të jenë ‘qenie’ shumë më të sofistikuara se ne,” thekson Kathy Hirsh-Pasek. “Çfarë ne nuk po i mësojmë ata, është se si të përballen me shoqërinë në përgjithësi, lidhjet me njerëz, të qenurit pjestarë të një komuniteti, etj.,” vazhdon tutje prof. Hirsh-Pasek.
Sipas Univeristetit Temple, përkatësisht departamentit të psikologjisë, prindërit ndër të tjera, duhet t’i shtyjnë femijët të mendojnë me mendje kritike. Vetëm në këtë mënyrë ata nuk do të ndalen asnjëherë para sfidave të jetës, duke u shndërruar në persona kurioz që kërkojnë të dinë për gjithçka i rrethon.
Këshilla tjetër për të gjithë prindërit, ishte se çfarëdo që bëjm me fëmijët tanë këto ditë, do të ketë shumë rëndësi pas 20 vitesh. Prandaj, nëse fëmijëria e tyre nuk është e vendosur në mënyrën e drejtë për një të ardhme të frytshme, i gjithë ambienti i planetit tonë, do të ballafaqohet me një krizë. /Gazeta Shneta/