Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gerxhaliu, ka shpjeguar se si shkakton koronavirusi vdekjen tek pacientët.
Ai ka thënë se nga momenti kur virusi hyn përmes gojës në organizmin e njeriut, dhe përfundon në mushkëri, atëherë qëllimi i tij është të marr komandën e qelizës dhe të bllokoj frymëmarrjen.
Gerxhaliu këtë proces e shpjegon përmes alveolave të cilat në mushkëri shërbejnë për furnizimin e organeve me oksigjen.
“Virusi nga momenti kur depërton nga goja e ka një rrugë deri në alveola të mushkërisë. Qëllimi është me parandalu mos me arrit deri aty, sepse në momentin që arrinë në alveole qëllimi i virusit është të hyjë në qelizë dhe të marr komandën dhe të prodhojë mukozë”, ka thënë Gerxhaliu.
Gerxhaliu ka treguar se në bazë të autopsive që kanë kryer deri më tani në disa raste të vdekjes nga Covid, diagnozat më të shpeshta janë dëmtime në mushkëri, tromboembolia dhe pneumonitë.
Për më shumë ndiqeni emisionin Shneta në T7.