Planifikoni të sillni në jetë një fëmijë, por njëkohësisht shqetësoheni nëse jeni e aftë të bëheni nënë?
Për shqetësimin tuaj mund të relaksoheni nga studimi i fundit shkencor: Shtatzënia shkakton ndryshime pozitive në trurin e nënës, për ta përgatitur atë të përkujdeset në mënyrën e duhur për vogëlushin, thonë studiuesit spanjol nga universiteti “Autònoma de Barcelona”.
Ky studim tregon se lindja e fëmijut bën ndryshime në strukturën e trurit të femrës me kohëzgjatje të paktën deri në dy vite pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Që një kohë të gjatë dihet mjaft mirë, se shtatzënia shkakton ndryshime hormonale dhe rritje të kemikaleve përgjatë trupit, por deri tani, ndikimi i tyre në trurin e nënës kishte mbetur mister i pazbuluar.
Për të zbuluar këtë mister, shkenctarët realizuan një test kognitiv dhe sezonanca magnetike në trurin e 25 nënave, të cilat po përjetonin për herë të parë këtë përvojë.
Gjatë testit, i cili u realizua para dhe pas lindjës së nënave të reja, shkenctarët vunë re rritjen e materies gri në pjesët e trurit, të cilat ndërlidhen me njohjen sociale, dhe i mundësojnë njeriut përceptimin sesi të tjerët ndihen apo çfarë ata mendojnë.
Rritja e kësaj materie, nuk ishte paraqitur tek femrat jo-shtatzëna.
Dr.Oscar Vilarroya, gjatë prezentimit të këtij eksperimenti, theksoi se një fenomen i tillë paraqitet në trurin e femrës, me qëllim që nëna të dalloj kërkesat dhe nevojat e fëmijut, siç është për shembull, identifikimi i gjendjes emocionale të një të posalinduri.
Vlenë të përmendet, se studimi në fjalë, i cili u publikua në shtypin, Nature Neuroscience, nuk kishte gjetur dallim në mes të trurit të nënave që kishin përdorur trajtimet për fertilitet, dhe ato që ishin shtatzëna në mënyrë natyrale. /Gazeta Shneta/