Në lidhje me veprimet dhe ndikimin e dëmshëm apo jo në gratë shtatzëna mund të themi se: Ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme, duke marrë parasysh që ky koronavirus sapo u shfaq tek njerëzit disa muaj më parë.
Dobësia ose ndikimi në grupmoshat më të shtyera të targetuara dhe si “të moshuarve ose të vjetërit” është dokumentuar mire shkruan CNN.
Por studiuesit “nuk kanë informacion nga raportet shkencore të publikuara në lidhje me ndjeshmërinë e grave shtatzëna” ndaj këtij koronavirusi, thonë Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve transmeton Gazeta Shneta.
“Bazuar në raporte të rasteve të kufizuara, rezultate të pafavorshme për foshnjat (p.sh. lindja e parakohshme) janë raportuar në mesin e foshnjeve të lindura nga nënat pozitive për Covid-19 gjatë shtatëzanisë,” thotë CDC.
“Sidoqoftë, nuk është e qartë se këto rezultate kanë të bëjnë me infeksionin e nënës, dhe në këtë kohë rreziku i rezultateve anësore të foshnjave ende nuk dihet“. /Gazeta Shneta /