Në lidhje me ndikimin dhe shanset e prekjes së fëmijëve nga virusi Covid-19, këtu kemi përmbledhur pytjet më të shpeshta të adresuara nga prindërit në lidhje me shqetësimin e fundit.
Ky artikull është marr nga CDC, tranmseton Gazeta Shneta.
A janë fëmijët më të ndjeshëm ndaj virusit që shkakton COVID-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme dhe si mund të parandalohet infeksioni?
Përgjigje: Jo, nuk ka asnjë provë që fëmijët janë më të ndjeshëm.
Në fakt, rastet më të konfirmuara të COVID-19 të raportuara nga Kina kanë ndodhur tek të rriturit.
Poashtu, fëmijët duhet të përfshihen në veprime të zakonshme parandaluese për të shmangur infeksionin, përfshirë pastrimin e duarve shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose sanitizues dore me bazë alkooli.
Këtu futen dhe masat, për të shmangur njerëzit që janë të sëmurë dhe duke qëndruar të azhurnuar në vaksinimet, përfshirë dhe vaksinën e gripit.
A ka trajtime në dispozicion për fëmijët me COVID-19?
Përgjigje: Për momentin nuk ka ilaçe antivirale të rekomanduara ose të licencuara nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të Sh.B.A-së (FDA) për COVID-19.
Poashtu, vlen të theksohet se menaxhimi klinik përfshin zbatimin e shpejtë të masave të rekomanduara për parandalimin e infeksionit. /Gazeta Shneta/