Si i ndihmon foshnja nënës të jetë e shëndetshme gjatë shtatëzanisë

2017-07-19 në ora 10:23

Të gjithë flasin për të mirat që nëna i bën bebes gjatë shtatëzanisë, por rrallë herë kemi dëgjuar edhe për rolin e bebes gjatë kohës që qëndron në mitër, rol ky tejet i rëndësishëm.
Bebja gëzon vetië shëruese, gjithashtu, megjithëse është ende e palindur, ajo gjatë tërë kohës i ndihmonë të ëmës!

Gjatë muajve të shtatëzanisë, femra kalon të gjitha ushqimet dhe vitaminat tek bebja nëpërmjet placentës, e cila i ndërlidhë nënën dhe beben me njëra-tjetrën. Ky transport nga nëna te bebja, barten edhe proteinat e ruajtura në gjakun e nënës, për t’ia zhvilluar imunitetin bebes dhe t’i tejkaloj sëmundjet e vetme, shkruan Snopes, transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i realizuar pak kohë më parë nga shkenctarët amerikan, ka zbuluar se bebet gjatë shtatëzanisë i dërgojnë qeliza mbrojtëse dhe shëruese nënës vetëm në ato organe të cilat janë të dëmtuara.
Ky studim është bërë me anë të disa minjëve laboratorik, të cilëve iu është bërë atak artificial në zemër, derisa nëna ishte shtatëzanë. Pasi që miu kishte ngordhur, dy javë më vonë i është bërë obduksioni, dhe sipas raporteve shkencore, është parë se në zemrën e saj ishte shfaqur një mbështjellës i gjelbërt me shkëlqim, që kishte mbështjellur edhe kapilarët e gjakut. Gjëja më interesante ishte se ky mbështjellës proteinash ishte gjendur ekzakt në vendin ku organi ishte dëmtuar, dhe në asnjë organ tjetër.

Pas këtyre studimeve, doktorët kanë arritur në konkludim vetëm për çrregullimet në zemër që i përjetojnë 50% i femrave shtatëzëna. Sipas tyre, këto femra përjetojnë dukurin e njohur si Peripartum Cardiomyopathy, dështim i zemrës, të cilin nënat e tejkalojnë spontanisht gjatë këtyre 9 muajve, pa ndihmën e medikamenteve apo kardiologut. /Gazeta Shneta/