Mësoni më shumë rreth periudhës së shtatzënisë ; se a është i sigurt qëndrimi në këmbë gjatë kësaj periudhe dhe cilat janë simptomat e qëndrimit të tejzgjatur.
Në periudhën e shtatzënisë shumë nëna mund të kalojnë një kohë të gjatë në këmbë. Dhe në këtë postim do të japim një shpjegim në lidhje me efektin që qëndrimi në këmbë ka tek shtatzënia shkruan botaegruas, transmeton GazetaShneta.
Është i sigurt qëndrimi në këmbë gjatë shtatzënisë?
Ju mund të vazhdoni të qëndroni në këmbë por normalisht duhet edhe të pushoni herë pas here. Në rast se shtatzënia paraqet komplikacione mjeku mund të rekomandojë të mos qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë.
Sipas studimeve kjo gjë ndikon edhe në zhvillimin e fëmijës. Ekspertët janë shprehur se fëmija nëse nëna qëndron në këmbë për më shumë se 25 orë në javë pesha e lindjes do të jetë më e vogël. Madje edhe gjatësia mendohet se do të jetë 1 cm më pak krahasuar me fëmijët, nëna e të cilëve nuk ka qëndruar në këmbë shumë gjatë.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
Si ndikon qëndrimi i tejzgjatur në këmbë tek fëmija dhe nëna?
Këmbët do të fryhen në shtatzëni, dhe kjo gjendje do të rëndohet më tepër nëse qëndrimi në këmbë është i gjatë;
Nëna mund të përballet edhe me dhimbje në zonën pubike;
Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë ndikon edhe në presionin e gjakut. Ai mund të pësojë rënie;
Nëna mund të përballet edhe me dhimbje të zonës fundore të shpinës;
Në disa raste qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë mund të rrisë edhe rrezikun për lindje të parakohshme./botaegruas