Tetori është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, kështuqë është një kohë mjaft e mirë për të bërë disa vetë kontrolle në shëtpi, edhe nëse jeni shtatzënë. Nëse gjeni diçka, para së gjithash, mos u frikësoni.
Ndërsa çdo situatë është e ndryshme, “Kur dikush është diagnostifikuar me kancer të gjirit gjatë shtatëzanisë, padyshim që shqetësimi do ta prekë edhe fetusin jo vetëm nënën” thotë Dr. Janie Grumley, onkolog kirurgjik i gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
“Shtatëzania shoqërohet me ndryshime të hormoneve të cilat mund të përshpejtojnë rritjen e kancerit për ata me kancer të gjirit. Është e rëndësishme që pacientët të këkojnë kujdes tek ndonjë specialist pasiqë ka konsiderata dhe diskutime që mund të jetë komplekse”, shton ai.
Gjëja më shqetësuese në lidhje me kancerin e gjirit është përhapja e sëmundjes, por nëse zbulohet herët, sigurisht që mund të shërohet në varësi të llojit të kancerit të gjirit. Fatkeqësisht, shtatëzania mund ta bëjë konfuz procesin e zbulimit./GazetaShneta/