Siç çdo nënë e re, ekzistojnë faktorë të shumtë që mund të ndikojnë sesa mirë do të shkojë ushqyerja me gji.
Gratë që kanë depresion kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë më shumë depresionin pas lindjes. Studime të shumta kanë treguar që depresioni pas lindjes ndërhyn në ushqyerjen me gji. Gratë pas lindjes që vuajnë nga depresioni kanë më pak të ngjarë të kenë aftësi të ushqehen me gji dhe ata zakonisht ushqejnë me gji për një kohëzgjatje më të shkurtër sesa gratë që nuk janë në depresion, transmeton Gazeta Shneta.
Kështuqë depresioni në të vërtetë rrit shanset e një nëne të re që të mos mund ta ushqejë foshnjën e saj. Në anën tjetër, ushqyerja me gji mund të ketë një efekt pozitiv në simptomat e depresionit. Ekzistojnë disa prova që ushqyyerja me gji mbron nga depresioni pas lindjes ose mund të ndihmojnë në një shërim më të shpejtë nga simptomat.
Për disa nëna të reja, ekziston faktori i shtuar i ilaçeve që duhet të merret parasysh. Nëse keni marrë ilaçe për një kohë të caktuar të depresionit, ju mund që gjatë gjidhënies të mos keni nevojë më për to./GazetaShneta/