Ndoshta disa nga nënat e reja kanë tendencën të mbyllen bashkë me fëmijën në shtëpi pasi mund të frikësohen se ai do të sëmuret apo nervozohet.
Por a është e vërtetë kjo gjë?
Në të vërtetë, të qëndruarit në ajër të pastër ka efekte pozitive për fëmijën dhe këtu do të ndikojnë drita, ngjyrat e pemëve, qielli, lagështira e ajrit e madje edhe mjegulla. Të gjithë këta faktorë do të ndikojnë në stimulimin e ndjesive të fëmijës, duke e ndihmuar të rritet.
Nëse do të krahasojmë fëmijët e ditëve të sotme me ata të brezave të mëparshëm do të kuptojmë se ata qëndrojnë më shumë mbyllur brenda në shtëpi, pra nuk kalojnë shumë kohë duke luajtur na park apo lagje. Tashmë jeta aq e lirë është zëvendësuar nga jeta sedentare e të qënduarit para televizorit apo smartphonit, ku fëmijët zakonisht paradite dërgohen në kopësht dhe më pas qëndrojnë mbyllur në shtëpi.
Si ndikon kjo jetë në rritjen e fëmijës?
Fëmija mund të bëhet i varur nga media, mund të rrezikohet nga obeziteti, mund të ketë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve me njerëzit, mund të ketë problem në shikim (strabizëm), dhe në lidhje me zhvillimin e fëmijës ekspertët theksojnë urgjencën e kthimit të lojërave të zhvilluara në natyrë. Ky kusht i të qëndruarit në ajër në pastër vlen edhe për fëmijët e kopështit. Ata duhet të luajnë me gjethet, me barin, të shikojnë insektet, mjafton që veshja të jetë e duhura.
Zhvillimi i fëmijës do të marrë një stimul pozitiv kryesisht në forcimin e sistemit imunitar, rregullimin e stresit, si edhe përmirësimin e kujtesës si pasojë e lojës që zhvillohet në mënyrë spontane. Gjithashtu edhe drita e diellit do të favorizojë prodhimin e vitaminës D./pernenat/