Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr.Anthony Fauci, ka deklaruar se fëmijët kanë më shumë shansa të infektohen me variantin Delta sesa me variantin Alfa.
Kjo deklaratë ka sjell shqetësime të prindërit, të cilët po përpiqen të mbrojnë fëmijët e tyre, të cilët ende janë të pavaksinuar shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegoi se janë katër variante të dukshme deri më tani në Shtetet e Bashkuara, të njohura si Alpha, Beta, Gamma dhe Delta.
Fatmirësisht, vaksinat aktuale janë mbrojtës edhe ndaj varianteve të reja.
Por, si ndikon varianti te fëmijët?
Raportet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë kanë bërë të ditur se, ndonëse varianti Delta po qarkullon, numri i fëmijëve të infektuar është i ulët.
“Rastet e reja javore të infeksionit Covid te fëmijët kanë qenë në rënie të vazhdueshme që nga 15 prilli, dhe ende më të ulëta që nga 3 qershori i këtij viti”, tha Elsa Song.
Simptomat e mundshme ndryshojnë nga variantet tjera.Song bën thirrje që të mos bazoheni në simptomat e mëparshme.
Aktualisht, ndër simptomat më të përhapura si rezultat i variantit Delta të vjellat dhe dhimbje stomaku./GazetaShneta/