A keni menduar ndonjëherë se çfarë po ndodh vërtetë brenda trupit tuaj gjatë shtatzanisë? Ky animacion tregon se si organet tuaja zhvendosen për të bërë të mundur mbajtjen e një fëmije.
Shtatzania është një gjë mjaft e mahnitshme, veçanërisht kur konsideroni se çdo organ në trupin tuaj komploton disi për të bërë të mundur rritjen e një njeriu brenda, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa ndryshimet e jashtme fizike të lidhura me shtatzaninë janë të dokumentuara mirë, është mjaft e vështirë të imagjinoni se si gjërat po zhvendosen brenda trupit tuaj.
Të gjithë e dijmë që mitra e një gruaje shtatzënë zgjerohet, por mendoni se të gjitha organet e tjera duhet të largohen mënjanë për të lejuar që ky proces të ndodhë.
Videoja vjen nga Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Chicago, ku është paraqitur si një pjesë e një ekspozite interaktive të përqendruar në trupine njeriut.
Animacioni na tregon saktësisht se si trupi ndryshon gjatë gjithë shtatzanisë duke i dhënë shikuesve një ide të mirë për atë që po ndodh në çdo fazë të gestacionit. /GazetaShneta/