Në këtë moshë eksplorimi i trupit të tij nuk ka të bëjë me seksin por me efektin që mund të shkaktojë.
Ajo që ka nevojë fëmija juaj është që ta mësoni privatisht, sepse përderisa nuk mësohen ata kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj organit gjenital.
Para së gjithash mos u shqetësoni, fëmijët sapo të kenë kontroll ndaj duarve të tyre ata janë kurioz të dinë gjithçka për trupin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Tregoni fëmijës suaj se ju po e kuptoni që ai/ajo po ndjehet mirë, por që këto aktivitete është më mirë të bëhen në mënyrë private.
Si një krahasim mund të merrni rastin kur mami dhe babi kanë nevojë për intimitet kur ata janë në dush apo në dhomë të gjumit.
Provoni të zgjidhni fjalët më të mira, në mënyrë që fëmija juaj të kuptojë se ky veprim nuk është i hijshëm në publik.
Nëse prapë vazhdon me këtë atëherë konsultohuni me pediatrin sepse mund të ketë ndonjë infeksion dhe për këtë arsye e prek./Gazeta Shneta/