Mënyra e vetme për të ditur përgjigjen në pyetjen “A jam shtatzënë” është të bësh testin e shtatzënisë.
Shumë simptoma të hershme të shtatzënisë të tilla si të përziera dhe lodhja mund të jenë shenja të gjendjeve të tjera shëndetësore shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Gratë shtatzëna mund të kenë gjakderdhje të çrregullt të lehtë gjatë shtatzënisë, por nuk duhet të jetë si një periudhë “normale” menstruale.
Ka raste kur gratë mund ta ngatërrojnë këtë gjendje me periudhën mujore sepse shpesh mund të vijë në kohën kur ajo priste menstracionet në periudhë normale.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Gjakderdhja ose njollosja e parregullt që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë dhe është shpesh një ngjyrë kafe e errët ose një ngjyrë rozë e çelët.
Rreth 25-30% e grave shtatzëna përjetojnë një lloj diktimi ose gjakderdhje në shtatzëninë e hershme.
Kjo mund të jetë rezultat i shumë faktorëve të ndryshëm duke përfshirë gjakderdhjen e implantimit, infeksionin, acarimin e qafës së mitrës, shtatzëninë ektopike ose një abort të kërcënuar.
Shumë gra që kanë këtë gjakderdhje të lehtë vazhdojnë të kenë shtatzëni normale dhe foshnje të shëndetshme.
Gratë shtatzëna mund të përjetojnë ndonjë ngërç të lehtë në fillim të shtatzënisë. Shpesh është rezultat i të gjitha ndryshimeve që po ndodhin në mitër ndërsa veza e implantuar fillon të rritet dhe të zhvillohet./Gazeta Shneta/