Gjatë vitit të parë të jetës është normale që fëmija juaj të kalojë rretj 8-10 gjendje gripale duke qënë se sistemi imunitar është ende tepër i dobët.
Ndërkaq ju si prindër mund ta ndihmoni duke:
- E ushqyer me gji. Kështu do të rritet edhe imuniteti i fëmijës tuaj.
- E nxirrni fëmijën shëtitje të marrë sa më shumë rreze dielli. Kështu do të forcohet jo vetëm sistemi imunitar por
- edhe kockat pasi do të fiksohet më mirë kalçiumi.
- Përfitime edhe nga patatja e ëmbël. Ajo është një nga ushqimet më të mira që mund të hajë fëmija juaj pasi përmban karotenoidë, elementë që forcojnë sistemin imunitar duke qënë të pasur më vitaminë A dhe antioksidantë.
- E stimuloni lëvizjen e tij. Ky aktivitet do të forcojë edhe fizikun e tij.
- I jepni të konsumojë kos. Ai është i pasur me bakterie të mira (prebiotikë) të cilat luftojnë të këqijat.
- Kujdes me antibiotikët. Nëse fëmija do të marrë shumë do të ketë një rezistencë më të ulët.
- Ushqeni me peshk. Salmoni përmban acide yndyrore që janë tepër të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.
- Nëse jeni duke ushqyer me gji sigurohuni që të konsumoni sasinë e duhur të peshkut.
- Vlerat e manaferrave. Ato janë të pasura me antioksidantë duke qënë njëkohësisht edhe shumë të pëlqyera nga fëmijët.
- E ushqeni me shumë fruta dhe perime. Të gjithë e dimë sa vlera kanë frutat dhe perimet e freskëta. Nëse ushqeni me gji sigurohuni të hani sa më shumë edhe ju.
- Hiqni dorë nga produktet anti-bakteriale. Rëndësia që shkenca po i jep produkteve antibakteriale të pastrimit është duke ndikuar në uljen e rezistenës ndaj sëmundjeve. Fëmija duhet të lajë duart por mos e tejakaloni me përdorimin e këtyre produketeve. /Gazeta Shneta/