Si ta kaloni këtë fundjavë me familjen tuaj, ide fantastike

2018-04-13 në ora 13:05

Kalimi i kohës së bashku forcon lidhjen familjare, përmison performancën akademike të fëmijës, ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë prindërore dhe më pak shanse për dhunë, abuzim me droga dhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me agresionin.

Të gjithë fëmijët duan që të shohin veten e tyre kur kanë qenë të vegjël, një album i fotografive të vjetra ku janë edhe foshnjat tuaja.

Shikoni një film së bashku, si familje, një mënyrë më atraktive është që tema e filmit të jetë me mesazh sa më të mirë për foshnjat, transmeton Gazeta Shneta.

Mund të bëni edhe ndonjë garë, gjithçka që ju duhet janë shkumësa, shënues, letër, ngjitës e të ngjashme, mund të luani lojën e famshme me qytete dhe sende.

Poashtu, mos harroni në fund darkën familjare, ku ju dhe fëmijët shijoni ushqime të ndryshme.

Ka edhe miliona mënyra të tjera për të kaluar kohën me familjen tuaj përveç këto që ju kemi rekomanduar në artikull./Gazeta Shneta/