Si ta largojmë barkun e madh para se të vije vera?

2017-03-15 në ora 09:36

Të shqetësuara tej mase për barkun dhe trashësinë e tepërt, ndonëse gjatë stinës së verës bëhet edhe më i bezdisshëm.

Stina e verës po afrohet, e një numër i madh e femrave vazhdon ta ketë problem barkun e fryrë, kur ato të zhvishen në bikini, transmeton Gazeta Shneta.

Disa provojnë ta largojnë me dieta të ndryshme, gjë që shumicën e rasteve dështon apo krijohet një lloj çrregullimi në shëndetin tonë.

Në anën tjetër, një numër i madh i grave e femrave të reja që kanë mbipeshë, shkojnë në fitnes dhe tentojnë ta largojnë peshën e tepërt, gjë që zakonisht nuk jep rezultate të dëshiruara.

Ushtrimet në fitnes ndihmojnë në forcimin e muskujve, të jep kondicion dhe të ndihmon të mos shtosh shumë peshë, por kur fitnesi shfrytëzohet për humbje peshe të shpejtë, në anën tjetër largon ose nuk largon ushqimet me yndyrna, kjo nuk jep rezultate.

Madje ka raste të shumta, që gratë dhe femrat e ndjejnë të nevojshme hyrjen në operacion për të larguar celulitin dhe dhjamin që u krijohet në trup, gjë që nga ekspertët nuk preferohet fare.

Por, ajo që ata rekomandojnë është “Thermage CPT”, me radio frekuenca, e cila jep rezultate mbresëlënëse në bark.

Kjo përqendrohet në tërë energjinë e trupit, dhe dalë ngadalë ripërtin trupin dhe riparon atë.

E njohur si Thermage, ajo është një procedurë e sigurt, jo-invazive dhe është testuar klinikisht tek femrat. Trajtimi jep rezultate natyrale, dhe nuk është i dëmshëm. /Gazeta Shneta/