Tani në stinën e dimrit temperaturat mund të shkojnë disa gradë nën zero dhe në një problem mund të kthehen fëmijët të cilët preferojnë të flejnë zbuluar. Kjo gjë mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e tyre duke qënë se mund të sëmuren dhe nuk mund të përballojnë me lehtësi gripin.
Atëherë si ta mbajmë ngrohtë fëmijën gjatë dimrit?
Fëmijët e urrejnë të mbulohen me batanije, bezdisen nga kjo gjë. Të flesh zbuluar në verë nuk është ndonjë problem i madh por në dimër s’është e njëjta gjë, prandaj:
Rregulloni temperaturën e dhomës. Ajo duhet të jetë rreth 20-22 gradë dhe për ta bërë të qëndrueshme duhet të gradoni pajisjen ngrohëse në këtë temperaturë. Nëse ngroheni me sobë druri apo oxhak është mirë të siguroheni që të ketë mjaftueshëm dru për të qëndruar ndezur gjatë gjithë natës.
Poziciononi shtratin e fëmijës larg dritareve. Edhe pse janë të mbyllura e fusin ajrin e ftohtë brenda. Idealja do të ishte që shtrati të vendosej pranë derës nëse dhomat e tjera janë gjithashtu të ngrohta.
Vendosni një batanije sipër dyshekut. Pra përdorni batanije të holla dhe të ngrohta.
Fëmija duhet të vishet mirë, me pizhame që e mbajnë ngrohtë dhe këmbët të mbulohen mirë. Bebet mund të futen brenda thesit pasi e kanë të vështirë të dalin prej tij./pernenat.al/