Studimet tregojnë se 40 përqind e të rriturve raportojnë se flenë gjatë ditës, të paktën një herë në muaj.
Kjo dukuri quhet mikro-gjumë. Zakonisht ndodh kur një person momentalisht bie në gjumë gjatë bisedës, ndërsa dëgjon ligjeratat ose madje edhe gjatë vozitjes.
Mikro-gjumi është ndryshe nga narkolepsia. Një person i cili nuk ka gjumë riparues bie viktimë e privimit të vazhdueshëm të gjumit.
Ata mund të përjetojnë këto episode të gjumit pa mbartur diagnozën e narkolepsisë shkruan Birminghan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Shmangni kohën e ekranit, stërvitjen e zellshme dhe ushqimet e rënda të paktën një orë përpara shtratit.
Është e rëndësishme të theksohet se alkooli, nikotina dhe kafeina janë stimulantë që veprojnë ndaj ngadalësimit të trurit dhe trupit.
Këta stimulant duhet të shmangen rreptësisht para shtratit. Nuk është sekret që sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, obeziteti dhe depresioni mund të përkeqësohen kur gjumi të kompromentohet.
Një sasi e mjaftueshme e gjumit mund të jetë vetëm një masë parandaluese për shumë pacientë./Gazeta Shneta/