Edhe në qoftë se ia mundësoni të gjitha nevojat fiziologjike fëmijës tuaj, ajo prapë do vazhdoj të qaj, por kjo nuk shihet si shqetësuese! Studimet tregojnë se ndoshta ndërrimi i ambientit ku ju qëndroni me fëmijën tuaj do të kryente punë.
Uebfaqja Pregnancy Videos kishte marrë në pyetje Clemmie Hooper, e cila do t’iu përgjigjet disa pyetjeve të parashtruara tek paragrafet në vijim, transmeton Gazeta Shneta.
Çka mendoni në lidhje me biberonin në këto raste?
Unë mendoj se biberonët janë zgjedhja e përkryer në këto raste! Unë kam përdorur biberonë me fëmijët e mi, ku disa nga ta refuzuan ato dhe gjetën gishtat e tyre për thithje. Shumicës së biberonëve u është bërë kontrolla ortopedike, që do nënkupton se nuk do kenë kurrëfar ndikimi tek rritja e dhëmbëve. Nëse ushqeni me gji, duhet vetëm të jeni të kujdesshme që mos t’ua jepni fëmijëve kur ata janë të uritur.
Kështu, biberonët kanë përfitimet e tyre?
Natyrisht që po. Edhe në rast se fëmijët e refuzojnë, ju provojeni prapë, pasi që ky veprim i bërë nga fëmija nxitet nga mos-njohja e objektit që do të futë në gojë.
A ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar në lidhje me dhënien e gjirit dhe biberonit?
Po! Unë gjithmonë do t’iu rekomandoja që ju të mos e prezantoni fëmijën tuaj me biberon deri sa të filloj ushqimin me gji./Gazeta Shneta/