Aplikimi i pudres se fytyres eshte baza e nje make up-i te bukur dhe perfekt. Nese do te shohim lekuren, do te verejme nuancat e ndryshme qe dallojne nga njeri te tjetri.
Kjo eshte edhe arsyeja se pse nuanca e pudres se fytyres duhet te jete e ndryshme.
Defekte
Keshilla themelore per zgjedhjen e pudres qe i pershtatet fytyres suaj, dhe qe gjithnje do t’ju lejoje te jeni perfekt dhe me nje make up te bukur, eshte te zgjidhni nje puder me nje nuance te ngjashme me ate te lekures suaj. Ne kete rast duhet te keni parasysh se lekura gjithnje tenton te kete nje ngjyre qe anon ose nga e verdha ose nga e kuqja. Keto jane dy nuancat baze te pigmentit te lekures.
Duhet te tregoni kujdes te vecante ne zgjedhjen e tonit te duhur, dhe per kete duhet te vereni me kujdes nuancen qe ka lekura juaj ne pjeses e nofulles, afer qafes. Keshtu do te dalloni nuancen reale te lekures suaj, ne menyre qe te zgjidhni edhe tonin qe ju pershtatet me shume. Ndaj, zgjidhni nje puder me ngjyre identike apo shume te perafert me ate te lekures suaj, nese nuk doni te dukeni sikur keni vene nje maske ne fytyren tuaj.
Toni i pershtatshem gjithnje duket shume natyral dhe perfekt.Por krahas ngjashmerise se saj me lekuren tone, nuk duhet te hiqni dore edhe nga tendencat e tonaliteteve. Per kete sezon me shume ne mode eshte tonaliteti “i shkelqyeshem”, me mikropigmente qe reflektojne driten ose ato qe kane nje ton mat.
Lloji
Lekura jone ne pergjithesi perfaqeson edhe ate qe jemi realisht. Nje jete e ushqyeshme dhe kujdesi ne higjienen e saj ndikojne pozitivisht ne lekure. Duhet te tregoni kujdes gjate pastrimit te thelle te saj cdo mengjes dhe mbremje, para lyerjes. Per te dalluar llojin e pudres qe duhet te perdorni, duhet te vereni gjendjen e lekures suaj ne mengjes, sapo jeni zgjuar.
Kombinimi i tyre sjell edhe nje rezultat te mire dhe me rezistent. Nderkohe qe per lekuren e thate keshillohet qe, fillimisht te hidratohet lekura dhe te zgjidhni nje puder me baze uji, qe ndihmojne lekuren te jete e mbrojtur dhe e bute. Ne rast se keni nje lekure me akne, duhet te perdorni produkte qe nuk e acarojne lekuren.Duhet te tregoni kujdes me zgjedhjen e pudres, pasi kjo lekure mund te jete ose e yndyrshme ose e thate. Ne nje rast te tille idealja eshte perdorimi i nje korrektori per te mbuluar defekte te vogla dhe me pas aplikimi i pudres.
Keshilla
Dhe, ndersa keni zgjedhur nuancen dhe llojin e pudres qe i pershtatet me se miri lekures suaj, nje hap shume i rendesishem eshte edhe aplikimi i saj. Nje nga pyetjet qe ne kete rast behen me shpesh, eshte se a mund te perdoret pudra cdo dite apo vetem me raste te vecanta. Realisht, nuk ekziston asnje rregull.Gjithcka varet ne deshiren tuaj per ta perdorur ate, nga rezultati qe doni te keni me make up-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me nje fjale, jeni te lire per te vepruar.
Aplikimi
Ne fakt, ekziston dicka e trete. Idealja eshte te perdorni penelin per kremin puder. Eshte me i lehte, me praktik, shume me i mire gjate shperndarjes se kremit puder dhe nuk behesh as pis. Me qime sintetike ai eshte i pershtatshem si per fytyren, ashtu edhe per pjese te tjera te trupit.Eshte i pershtatshem si ne rast se pudra qe keni zgjedhur eshte pluhur, krem apo likuid. Por gjithsesi, edhe sfungjeri, edhe gishtat jane nje menyre e mire per aplikimin e tij. Edhe kjo eshte ne deshiren tuaj. Keshilla qe ju japim eshte: perdorni me mire penelin. /albeu.com/