Pandemia e koronavirusit tashmë ka mbyllur të gjitha restaurantet dhe kafenetë. Por, me shumë njerëz që këshillohen të hanë ushqim në shtëpi, blerja e gjërave ushqimore është bërë gjithnjë e më e vështirë pasi supermarketet përpiqen të vazhdojnë me kërkesën e madhe.
Në qoftë se nuk jeni të sëmurë, të moshuar ose një individ me një sistem imuniteti të kompromentuar, blerja e ushqimeve mund të bëhet akoma me siguri, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, ekzistojnë disa ushëzime që blerësit duhet të ndjekin para, gjatë dhe pas udhëtimit të tyre për në dyqan.
Kur është koha më e mirë për të bërë pazar?
Tradicionalisht, ka qenë herët në mëngjes ose në mbrëmje vonë. Por, pasiqë ka ndryshuar edhe orari i marketeve është e vështirë të ndjekësh këto orare.
Por, sipas ekspertëve koha më e mirë për të kryer pazarët është mes java rreth orës 10 të mëngjesit. Funjavët vazhdojnë të jenë orët më të ngarkuara, kështu që shmangni fundjavat kur shkoni në dyqane ushqimore.
Çfarë duhet të bëni para se të shkoni
Ndërsa blerësit nuk mund të kontrollojnë me kë do të hasin në dyqan, ata mund t’i bëjnë gjërat më të lehta dhe më të sigurta duke përgatitur paraprakisht.
Bëni një listë të shkurtër të blerjeve.
Mos e merrni të gjithë familjen
Në mënyrë që të thjeshtoni udhëtimin dhe të mbani dyqanet ushqimore më pak të mbushura me njerëz, kufizoni dyqanet ushqimore më pak të mbushura me njerëz, kufizoni sa njerëz merrni me vete ose shkoni vetëm.
Vishni maska
Të gjithë që dalin në publik duhet të mbulojnë hundët dhe gojën. Kjo nuk ka pse të jetë një maskë kirurgjikale. Por, të gjithë, përfshirë punonjësit e dyqaneve, duhet të kenë maska. Vetëkontrolli mund të jetë një ide e mirë.
Sanitizoni rrethinën tuaj
Kur të shkoni në dyqan, përdorni një pastrues sanitarizues për të fshirë zonat me prekje të lartë si karrocat dhe dorezat e shportave. Përdorni sanitizerin e duarve ose lani duart menjëherë, pasi të dilni nga korsia e arkave.
Qëndroni i përqendruar dhe keni kujdes
Strategjia më e mirë është që të kufizoni kohën tuaj në dyqan sa më shumë që të jetë e mundur. Planifikoni që të merrni të gjitha artikujt ushqimor vetëm njëherë duke kaluar nëpër dyqan dhe jo disa herë.
Blini me sytë tuaj, jo me gishta
Zonat më të rrezikuara janë ato me sende që njerëzit prekin më së shumti, si shufrat e sallatave dhe seksioni i produkteve. Në mënyrë tipike, merrni produktet që iu duhen dhe mos prekni të gjitha produktet me gishta. Nëse ushqimi vjen në paketim plastik, kini kujdes dhe dezinfektoni pastaj ato.
Kur të shkoni në shtëpi
Pasi të lani duart, mos harroni për larjen e produkteve tuaja. Nuk ka pasur raste të raportuara të Covid-19 që tansmetohen nga gllabërimi i ushqimit por është e mundur që virusi të jetojë në sipërfaqe.
Kur të ktheheni në shtëpi, pastroni produktet me lëkurë të fortë me një furçë perimesh duke përdorur pak sapun dhe ujë të ngrohtë. Llojet e tjera të produkteve si pemët, frutat ose perimet me gjethe lini për rreth 15 minuta në ujë. Sigurohuni që t’i shpërlani ato para se t’i konsumoni. /GazetaShneta/