Problemet e fytyrës janë të shumta dhe të vazhdueshme.
Sidomos femrat, që janë më të vëmendshme ndaj këtyre shqetësimeve, e dine se c’do të thotë të shohësh se si të shtohen përditë, pikat e zeza në fytyrë apo ato shenjat e vogla në formë pucrash të bardha dhjamore.
Në fakt, janë gjendra yndyrore që dalin kryesisht në zonën përreth syve. Sic kemi shkruar edhe për probleme të tjera të lëkurës, edhe në këtë rast, nuk mungojnë zgjidhjet alternative.
Vaji i ullirit na hyn në punë edhe në këtë rast. Nëse e përdorim në mënyrë të rregullt, të përzier me lëng limoni dhe pak sheqer, do të shihni që këto gjendra aspak estetike, do të rrallohen deri në zhdukje, shkruan Living.
Përziejini produktet dhe masazhoni zonën ku gjenen keto pika të bardha e më pas lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajini dhe vijoni me proceduren normale të kujdesit të lëkurës.