Ndërsa rritet numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe kudo në botë, Sophie Gallagher flet me ekspertët se si të shmangni panikun dhe ankthin e panevojshëm.
Ata që kanë kushte themelore shëndetësore, mbi moshën 75 vjeç dhe gratë shtatzëna u është thënë gjithashtu të minimizojnë kontaktin shoqëror për 12 javët e ardhshme shkruan Independent transmeton Gazeta Shneta.
Përkundër seriozitetit të dukshëm të situatës është e rëndësishme që të mbash vëmendjen dhe ndaj rrezikut të mundshëm që mund të sjell virusit Covid-19 (duke ju referuar statistikave).
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Shëndetit Publik Angli gjithashtu kanë paralajmëruar se nuk ka nevojë për të bërë panik duke blerë maska për fytyrën, doreza latex ose mjete të tjera mbrojtëse ekstreme.
Pasi që nëse praktikoni një higjienë të mirë themelore si larja e rregullt e duarve dhe mbulimi i gojës dhe hundës nëse kollitni si rregulla themelore.
Sigurisht që për shumë individ është ende e vështirë të mos shqetësohen për atë që po ndodh dhe çfarë mban e ardhmja.
Andaj, preferohet shmangia e distancës sociale për vetë mbrojtje dhe poashtu një distancë tërthorazi dhe nga lajmet dhe të rejat mbi koronavirusin.
Duke ju referuar dhe një herë deklaratave të OBSH-së për respektimin e masave preventive ndaj Covid-19, nuk duhet bërë panik dhe të shqetësoheni çdo moment se mund të ju ndodh kontraktimi i virusit. /Gazeta Shneta/