Si të gatuash me fëmijën…

2017-04-01 në ora 09:39

Te gatuash me femijet u ben mire jo vetem te vegjelve por edhe te medhenjve.

Eshte nje aktivitet shume i rendesishem pasi kenaqesia, zbavitja qe provojne ne eksperimentimin e gjerave te reja eshte per ta nje rast shume i mire stimulimi dhe rritjeje, kurse per te rritur kjo gje perfaqeson mundesine per te rigjetur entuziazmin ne rutinen e perditshme.

Nese femijet nje pjate e kane pergatitur me duart e tyre do te jene me te disponueshem per te provuar nje ushqim qe me pare e kane refuzuar. Me poshte po ju listojme disa avantazhe e te gatuarit me femijet:

  1. A) Stimulohet krijimtaria dhe vetebesimi

Per femijen kuzhina eshte nje vend magjik ne te cilin perberesit trasformohen. Psh. nese qumeshti, mielli dhe veze te para nje nga nje nuk te ngjallin asnje entuziazem, kur i punon ne kuzhine trasformohen ne biskota te shijshme, dhe per femijet kjo gje eshte tamam sikur realizon nje magji. Kjo gje i ndohmon shume femijet ne zhvillim e fantazise dhe i ben te ndihen te lire te gabojne. Te gjitha keto gjera e ndihmojne shume femijen qe te krijoje besim ne vetvete dhe te kaloje friken e gabimit.

  1. B) Favorizon autonomine dhe shoqerizimin

Te edukosh femijen me pergatitjen e ushqimeve, pjatave te ndryshme do te thote te favorizosh rrugen e tij natyrale te autonomise. Pra, femija fiton vetebesim dhe autonomi dhe kjo gje ndikon shume pozitivisht ne rritjen e tij.

  1. C) Pasurohet fjalori

Pergatitja e nje torte, apo pastrimi i perimeve eshte nje moment i perkryer per te krijuar nje klime qetesuese dhe konfidenciale me femijet, per ti degjuar apo per tu treguar ndonje ndodhi zbavitese. Ne kete menyre, te gatuarit se bashku do te behet nje moment i qete per te pasuruar fjalorin e me te vegjelve, te cilet kureshtare nga e reja, do te degjojne me me vemendje dhe do ti kapin gjerat me me lehtesi.

  1. D) Mesohet me nje regjim te shendetshem ushqimor

Te gatuarit bashke dhe zbulimi me vone e asaj qe propozohet ne pjate i ndihmon femijet qe te perballen me mire me ushqimin, te kene deshire te provojne, te shijojne dhe zhvillojne kuriozitet kundrejt perberesve qe ndodhen ne pjate, dhe kjo eshte baza e nje regjimi te shendetshem ushqimor.

  1. E) Edukohen me pergjegjesine per te kursyer

Te gatuarit me femijet mund te jete nje rast shume i mire per tu mesuar atyre si te kursejne, te kene respekt per gjerat, mos ti harxhojne me vend e pa vend dhe tu mesojme se sa te çmuara jane te gjitha gjerat qe na rrethojne. /nenadhefemija.com