Kur vendosni të mbani dietë për të hequr ca kile, duket se ju vjen shijshëm gjithçka dhe mund të hani pa u ndalur.
Për këtë ju vjen në ndihmë salca e domates e cila është e shpejtë dhe e shijshme. Ideale për tu kthyer në formë.
Me këtë dietë keni mundësi të humbisni 2 kg në pak ditë dhe të keni një formë fizike që do t’jua kenë zili të gjithë.
Domatja është një nga perimet që mund të merrni përfitime të dobishme. Përmban 19 kalori në 100 gramë. Është e pasur me ujë, minerale dhe vitamina, të dobishme për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të luftuar celulitin në të njëjtën kohë.
Domatet janë të pasura me beta-karotenë, një substancë e cila ju mbron nga kanceri dhe nga plakja e parakohshme. Gjithashtu është e pasur me vitaminë C, e cila rrit prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të fortë. Gjithashtu me konsumimin e domates do të keni energji dhe përqëndrim më të madh.
Si funksionon dieta e domates?
Mund të zgjasë nga 3 deri në 7 ditë dhe ju ndihmon të hiqni lëngjet e tepërta. Me këtë dietë e ndjeni barkun e sheshtë dhe eleminoni yndyrat.
Para se ta bëni këtë është më mirë të pyesni mjekun për këshilla në mënyrë që të shmangni gabimet dhe të mos vendosni në rrezik shëndetin.
Një ditë e zakonshme fillon me mëngjesin ku ka kos, drithëra, mjaltë i shoqëruar më qumësht soje ose çaj jeshil.
Në drekë, sallatë me domate, tranguj, ullinj të zi dhe vaj ulliri ekstra i virgjër dhe mente.
Në darkë mish të bardhë ose salmon, të shoqëruar me perime./perneneat