Ju duhet të lani duart dhe të përdorni një maskë përherë gjatë kësaj kohe, por rritja e sistemit tuaj imunitar me ndihmën e lëngut të portokallit, zinkut dhe vitaminës D është një ndihmë e vërtetë në betejën kundër koronavirusit.
Së bashku me larjen e duarve, maskat dhe distancimin shoqëror, është mbrojtja më e mirë që kemi kundër koronavirusit.
Rritja e imunitetit tuaj ka kuptim dhe studimet tregojnë se mund të bëni më shumë në këtë drejtim shkruan BestLife transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D, e cila është thelbësore për kockat dhe muskujt e shëndetshëm, ndërsa mund të gjendet në disa ushqime, duke përfshirë peshkun me vaj, mishin e kuq dhe vezët, trupat tanë marrin pjesën më të madhe të asaj që u nevojitet nga ekspozimi në rrezet e diellit.
Një në pesë britanikë është i mangët me këtë vitamnë ndërsa afrohet koha e ftoftë e dimrit.
Dhe kjo është arsyeja pse këshilla zyrtare është të merrni në konsideratë marrjen e një suplementi që përmban 10 mcg të vitaminës D (ekuivalenti i 400 IU) gjatë dimrit.
Por përveç mbajtjes së kockave të forta, kjo vitaminë e thjeshtë mund të luajë gjithashtu një rol kryesor në luftën kundër Covid-19.
Një super-studim i botuar në fillim të këtij viti, i cili analizoi rezultatet nga 39 prova, zbuloi se marrja e 10 mcg të vitaminës së diellit uli rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes deri në 23 përqind.
Kohët e fundit, studiuesit në Universitetin e Birmingham, testuan mostrat e gjakut nga 392 staf të kujdesit shëndetësor, ku zbuluan se 72 përqind e atyre që kishin mungesë të vitaminës D ishin infektuar gjithashtu me Covid-19.
E në anën tjetër, dhjetëra studime kanë nënvizuar rëndësinë e zinkut për imunitetin e fortë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konfirmon atë, duke thënë se: “Zinku mendohet se ndihmon në uljen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve akute të traktit të poshtëm të frymëmarrjes duke rregulluar funksione të ndryshme imune”.
Hulumtimet kanë treguar se marrja e zinkut brenda 24 orëve nga shfaqja e simptomave të ftohjes zvogëlon kohëzgjatjen e infeksioneve me një të tretën.
Në mënyrë interesante, studimet kanë konfirmuar se zinku frenon Covid-19 dhe ka prova që mund të rrisë nivelet e interferonit, një proteinë që ndihmon sistemin tonë imunitar të identifikojë kërcënimet e virusit. /Gazeta Shneta/