Si të ndalojmë kollën kronike tek fëmijët

2017-07-19 në ora 17:26

Përgjigjet Elona Hila, mjeke pneumologe në Spitalin Universitar të Traumës

Kolla vjen si rezultat i ngacmimit që shkaktojnë nervat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kjo vjen zakonisht kur për shkak të ftohjes apo ndonjë infeksioni fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes pezmatohen.

Trajtimi i kollës bëhet sipas sëmundjes/patologjisë bazë që është përgjegjëse për kollën. Sot në treg qarkullojnë një gamë e gjerë shurupësh, medikamentesh e çajrash të ndryshme, të cilët frenojnë kollën dhe sekrecionet.

Por duhet të keni parasysh se marrja pa rekomandim, pa zbuluar shkakun e vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse tjetërson klinikën dhe zgjat trajtimin real. Prandaj së pari rekomandohet bërja e një vizite tek mjeku specialist, dhe pas kësaj mund të përcaktohet edhe trajtimin i përshtatshëm për kollën tuaj./Gazeta Shëndeti/