Shtazënia përpos që e mbush me jetë një familje për shkak se shtohen një anëtar i ri, në anën tjetër, shumica e nënave pësojnë një goditje të rëndë psikologjike dhe emocionale.
Nga aty ku ato gra jetonin jetën të pavarura (jo se fëmija të vjedh pavarësië, por thjesht prioritetet ndërrojnë), ju duhet që çdo sekond të jetës t’ua dedikojnë fëmijëve, fëmijëve dhe vetëm fëmijëve, transmeton GazetaShneta nga “Mother.ly”.
Dhe ky dedikim bëhet me sinqeritetin më të madh sepse askush nuk mund ta dijë më mirë se një nënë se çfarë i duhet foshnjes së saj, por shkëputja nga jeta pa obligime për fëmijë, në një jetë ku gjithçka fokusohet në mirëqenien e tyre, medoemos se ndikon në botën psikike të nënave.
E për t’u kujdesur rreth kësaj çështjeje ju nëna shtatzëna duhet të parapërgatiteni qysh para lindjes; të parapërgatiteni se jeta jua do marrë kahje të ndryshme por që nëse e bëni me vetëdije të plotë dhe me qëllime deri diku të qarta (sepse shumica e gjërave mësohen gjatë rrugës) atëherë gjithçka tejkalohen me lehtësi.
Disa këshilla:
– Kërkoni ndihmë nga familjarët
– FIllojeni ditën me fokus tek shëndeti i juaj mendor. Jepini vetes hapësirë të shijoni moment e para pas zgjimit për të reflektuar se gjithçka mund të arrihet.
– Aktivitet fizik: Qoftë edhe një ecje 20 minutëshe nëpër lagjen tuaj mjafton; Kështu nga pak nga pak do e vëreni ndikimin pozitiv e po ashtu do e vëreni se nuk do mundeni pa e kaluar ditën pa e kryer atë ecje.
– Ushqim i shëndetshëm: Edhe nëse ju vie të hani ushqime jo edhe aq të shëndetshme, bëjeni një plan konkret ku ushqimet jo të shëndetshme t’I hani në momente të caktuara.
– Kujdesi ndaj pamjes fizike: Para se “naci-feministet” të marrin vrull, ju sqarojmë se kjo këshillë nuk ka të bëjë aspak me seksizmin. Të gjithë njerëzit janë të veçantë në mënyrën se si duken por nuk ka asgjë në botë që e mohon ndjenjën e bukur që na vie kur e dimë se kemi veshur rroba të zgjedhura dhe se jemi kudjesur për makijashin dhe fizikun tonë. Përderisa pamja e jashtme nuk e merr tërë energjinë, nuk bëhet nami nëse ju I kushtoni një 1 orë të plotë vetëm parukerisë e makijazhit. /Gazetashneta/