Lëngjet e perimeve janë gjithmonë të urryera nga fëmijët e vegjël. Por ekziston një studim i ri nga “Universiteti l ‘i East Anglia, në Mbretërinë e Bashkuar”, i cili tregon sesi lëngu i portokallit dhe çaji është në gjendje të reduktojë rrezikun e kancerit ovarian.
Kanceri ovarian është kanceri i vezores ose vezoreve të një gruaje. Vezoret janë të vendosura në të dyja anët e mitrës (barkut) dhe prodhojnë vezë dhe hormonet seksuale (hormone seksuale) femërore. Kanceri ovarian më së shpeshti prek gratë që kanë kaluar menopauzë-n, por edhe gratë më të reja mund të jenë të prekura. Ky është kanceri i nëntë më i zakonshmi.
Studimi
Studimi zgjati 30 vjet ku kishte në analizë 171.940 gra të moshës 25-55 vjeç. Hulumtimi është raportuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, ku ka treguar se gratë që kanë konsumuar çaj kanë parë se kane pasur 31% me pak rrezik per tu prekur ndërsa 21% ato që pinë lëng portokalli.
Është arritur në përfundimin se antioksidantët e pranishëm në këto lloj lëngje zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri ovarian. Prandaj sipas Prof. Aedin Cassidy është thelbësore që në dietën e grave të ketë lëng portokalli dhe çaj.
Për fat të keq, kanceri ovarian është një vrasës i heshtur, sepse gratë që vuajnë prej saj e kuptojnë shumë vonë. Natyrisht shkaqet që sjellin janë komplekse, por sigurisht një dietë e mirë të ndihmon për të zvogëluar rrezikun. Gjithashtu ka ndikim të madh edhe mënyra e jetesës. Nëse konsumoni vazhdimisht leng portokalli dhe çaj keni gjetur alternativën e duhur. /Gazeta Shneta/