Disa kërkime shkencore kanë treguar se miopia tek fëmijët është shkaktuar nga mënyra e jetesës. Miopia është një anomali refraktive në të cilën rrezet paralele që vijnë nga një objekt në një distancë të caktuar, nuk shkojnë drejtpërdrejt në retinë por përqendrohen përpara saj, duke sjellë edhe reduktimin e shikimit nga larg.
Ja si ta parandalojmë atë:
Në vitet e fundit, kërkime të shumta shkencore kanë zbuluar se ndër shkaqet kryesore të miopisë tek fëmijët është mënyra e gabuar e jetesës.
Miopia është bërë një epidemi e vërtetë. Në disa vende si Kina dhe Azia Lindore është rritur me 90%.
Por me kalimin e viteve shkenca ka bërë përparime të mëdha. Ndër shkaqet e para sigurisht që është gjenetike. Shkaku i dytë ka të bëjë me shpenzimin e tepërt të kohës para kompjuterit, televizorit, celularit dhe tabletave.
Distanca e syrit nga ekrani dhe drita artificiale ndikojnë negativisht tek sytë e fëmijës. Këshilla që japin shkencëtarët për parandalimin e miopisë është që fëmijët duhet të ndjekin një dietë të shëndetshme të pasur me vitaminë A e cila është shumë e dobishme për të mbrojtur sytë.
Fëmijët duhet të ndjekin një dietë të bazuar në konsumin e frutave dhe perimeve. Në këtë mënyrë sytë e tyre mund të bëhen më rezistentë dhe më pak të prirur ndaj sëmundjeve. Një element tjetër i rëndësishëm për të parandaluar miopinë është që fëmijët të qëndrojnë sa më shumë në ambiente të hapura.
Për të parandaluar miopinë tek fëmijët është e rëndësishme që të ndiqet një mënyrë jetese e përshtasthme. Femijet të mos e teprojnë me perdorimin e celularit apo kompjuterit. Të shpenzojë më shumë kohë duke luajtur në natyrë. Të konsumojë sa më shumë fruta dhe perime. Në këtë mënyrë sytë e fëmijëve janë më të mbrojtur. /Gazeta Shneta/