Gjatë periudhës së shtatzënisë, trupi i nënshtrohet ndryshimeve të shumta, e hormonet janë përgjegjëse për këtë gjë.
Mund të keni dëgjuar nëna të reja të cilat ankohen për rënie flokësh apo prishjen e dhëmbëve gjatë 9 muajve të shtatzënisë dhe kjo nuk është diçka e rrallë.
Çrregullimet hormonale, stresi, ushqyerja me gji pas lindjes e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në shëndetin e flokëve. Ajo që ju keni në dorë është të ndiqni në mënyrë rigoroze një regjim të rregullt ushqimor të pasur me perime, fruta dhe ushqime të shëndetshme.
Një vend të rëndësishëm në piramidën tuaj ushqimore duhet të zërë dhe sallata, e cila njihet për aftësinë e saj rigjeneruese për flokët.
Në sallatë veç shtojcave tradicionale mund të shtoni fruta të thata të cilat do ju sigurojnë biotinë dhe acide yndyrore shumë të rëndësishme për flokët. Vaji i ullirit duhet të zëvendësojë çdo lloj vaji tjetër pasi është i pasur në antioksidantë.
Drithëra integrale, janë burime të mira të elementeve si hekuri, magnezi, seleniumi dhe bakri, të njohura për fuqinë e tyre rigjeneruese.
Gjithashtu këshillohet të konsumohet rregullisht peshku (sardele) të cilat janë shumë të pasura me kripëra minerale, vezët të cilat përmbajnë vitamina dhe proteina që luftojnë rënien e flokëve.