Fëmijës tuaj i ka rënë kordoni umbelikal dhe ende nuk i keni bërë banjon e parë fëmijës? Apo ende nuk e keni sjellë në jetë dhe shqetësoheni si do të jetë ky moment? Qetësohuni, ky nuk është një moment i vështirë, megjithatë duhet të keni parasysh disa rregulla që duhet të ndiqni.
Zgjidhni produkte të cilësisë për të larë një bebe të vogël
Para së gjithash produktet duhet të jenë gjithmonë të një cilësie të mirë. Fëmija mund të lindë edhe me një shtresë pushi në trupin e tij, e cila bie në një kohë të shkurtër, por edhe flokët tij ndryshojnë dhe bien shumë shpejt. Megjithatë ju duhet të kujdeseni në mënyrën e duhur për to dhe mënyra e duhur fillon nga përdorimi i produkteve të një cilësie shumë të mirë.
Momenti i banjos së fëmijës
Gjatë javëve të para një alterantivë do të ishte edhe larja e fëmijës vetëm me ujë të ngrohtë duke përdorur vetëm duart tuaja edhe si “sfungjer”. Nëse do të zgjidhni të përdorni një të tillë sigurohuni që të jetë shumë i butë. Nëse do të përdorni shampo duhet të hidhni në ujë një sasi shumë të vogël, pra jo direkt në lëkurën e fëmijës. Nëse fëmija ka kore në kokë ju duhet ta lani atë me sfungjerin e butë por pa e fërkuar, vetëm duke e kaluar lehtë. Kujdes me zonën e fontanelës, ajo nuk duhet të fërkohet, mjafton të hidhet pak ujë mbi të. Nëse fëmija ka flokë mund ta thani me një copë shumë të butë dhe në asnjë mënyrë me tharëse flokësh, kjo pasi mund të trembet apo digjet. Për një kujdes më të mirë mund të hidhni disa pika vaji (kokosi, bebesh, gruri etj) në ujin e banjos. /Gazeta Shneta/