Si të përballeni me mungesën e gjumit kur bëheni me bebe

2018-08-14 në ora 13:47

Mungesa e gjumit nuk është një gjë me të cilën duhet bërë shaka për prindërit e rinj.

Zgjimi vazhdimisht nga gjumi gjatë orëve të ndryshme të natës, e më pas përkujdesja për fëmijën gjatë ditës bën që ju të merrni shumë pak sasi gjumi dhe të përjetoni lodhje të pa përshkrueshme, përcjell Gazeta Shneta.

Por, çfarë duhet të bëjë një nënë për t’u përballur me këtë problem?

Ja disa metoda që duhet të vëni në përdorim në mënyrë që t’i shpëtoni stër-lodhjen:

1. Fleni kur flen bebja.
2. Harroni për një kohë televizorin dhe qëndrimin në telefon gjatë orëve të vona të natës.
3. Ushqejeni me gji të shtrirë në mënyrë horizontale.
4. Pranoni ndihmë – qoftë nga motra, të afërmit apo miqtë.
5. Ndani kënaqësinë e përkujdesjes për beben në orët e vona të natës – lëreni partnerin ta ushqejë natën ndërsa ju merrni orët e gjata pa ndërprerje të gjumit për të cilat keni shumë nevojë.
6. Ndërroni vendin – shkoni për të bërë gjumë te nëna juaj dhe lëreni që ajo të përkujdeset për beben për një ose dy ditë. Kështu do të pushoni edhe ju edhe bashkëshorti juaj./GazetaShneta